Van der Bellen uron Shiroka Pulën, riafirmon mbështetjen për Kosovën
BKT
Lajme

Van der Bellen uron Shiroka Pulën, riafirmon mbështetjen për Kosovën

V.Th / RTKLive

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj austriak, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të ndërtuara ndër vite përmes bashkëpunimit politik, ekonomik e kulturor, si dhe lidhjeve të ngushta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, njofton Presidenca..

Ai ka veçuar edhe rolin e komunitetit kosovar në Austri, duke e cilësuar atë si të integruar mirë dhe aktiv në shoqërinë austriake.

Presidenti austriak ka shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, ndërsa ka riafirmuar mbështetjen e Austrisë për integrimin evropian të Kosovës dhe përparimin e saj në procesin e reformave.

Van der Bellen ka theksuar gjithashtu përkushtimin e Austrisë për integrimin evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.


MË SHUME NGA Lajme