15:13 / 13.11.2026
Haxhiu pranon dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
E.Hoti/RTKlive
Dy javë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka hyrë në fazën e zbatimit.
Kështu ka bërë të ditur Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi ka njoftuar se sot ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e këtij ligji.
“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e ngritjes së Byrosë, ndërsa rezultatet e zbatimit të ligjit do të jenë ato që do ta dëshmojnë efektin e tij.
“Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka shkruar Haxhiu.























