Shiroka Pula diskuton me ambasadorin austriak për bashkëpunimin dypalësh
BKT
Lajme

Shiroka Pula diskuton me ambasadorin austriak për bashkëpunimin dypalësh

Emine Hoti/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Giorg Shnetzar, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç'rast Presidentja theksoi rëndësinë e investimeve direkte austriake në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohe se presidentja Shiroka Pula shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.


MË SHUME NGA Lajme