Zoë Kravitz u përgjigjet kritikëve për dalje lakuriq në publik
Sharr Travel

Zoë Kravitz u përgjigjet kritikëve për dalje lakuriq në publik

Aktorja Zoë Kravitz bëri një deklaratë në tapetin e kuq në “Met Gala 2021” të hënën, ku u shfaq e veshur me një fustan krejtësisht të tejdukshëm “Saint Laurent”.

Pavarësisht se look-u i saj u komentua pozitivisht nga disa ndjekës në rrjete sociale, kishte edhe nga ata që e kritikuan shumë, duke shprehur publikisht pakënaqësinë për zgjedhjen që artistja kishte bërë, shkruan “Page Six”.

“Ku është fustani?”, shkroi një person.

“Unë nuk e kuptoj pse gratë mendojnë se është mirë të shëtisin lakuriq…“, shkroi një tjetër.

“Unë nuk e kuptoj pse ata shkojnë praktikisht lakuriq. Ajo është e mrekullueshme. Pse ndjen nevojën për të veshur një fustan të tillë??“, shkroi një tjetër ndjekës.

Pas gjithë kësaj zhurme, Kravitz vendosi të reagojë po ashtu në rrjete sociale, ku shkroi:

“Të mos qenit rehat me trupin e njeriut është kolonizim / shpëlarje truri. Është vetëm një trup. Të gjithë e kemi një të tillë”.