Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në BKTSuperliga

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në BKTSuperliga

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku në derbin mes Ballkanit e Llapit, nikoqirët tani e gjejnë vetën në avantazh.

Pas 45' minutave lojë, Ballkani mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Llapit me rezultat 1:0, përcjell KosovaPress.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, ajo mes Malishevës dhe Feronikelit ende nuk është zhbllokuar rezultati, ku dy ekipet hyjnë drejt zhveshtoreve pa gola.

Rezultatet i gjeni më poshtë.

Ballkani 1 - 0 Llapi 

Malisheva 0 - 0 Feronikeli