Rita Ora duket mahnitëse në të kuqe në Los Angeles
Sharr Travel

Rita Ora duket mahnitëse në të kuqe në Los Angeles

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora këtë javë mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj glamuroze në Met Gala 2021, që u mbajt të hënën.

Pasi qëndroi në New York për disa ditë, 30-vjeçarja është kthyer sërish në Los Angeles të Kalifornisë për projektet e saj të ardhshme.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga kryeqytetit kalifornian, ndërsa duket e mrekullueshme në ngjyrën e kuqe.

E veshur me një fustan të gjatë dhe të kuq, Rita dukej më se tërheqëse në këto fotografi, ndërsa i buzëqeshte kamerës.

Në një prej imazheve, ajo mund të shihet e kthyer nga mbrapa, ndërsa fustani i hollë vë në dukje të pasmet e saj dhe në përgjithësi vijën trupore të laakmueshme nga çdo femër.

Rita ka bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet sërish në Evropë, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar ku do të bëhet pjesë e jurisë së spektakli “The Masked Singer”, teksa më 30 shtator do të jetë në majë të Kullës Eiffel për një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.

Është përfolur gjithashtu se në fund të vitit ajo mund të niset sërish për në Australi, për t’u bërë pjesë e sezonit të dytë të spektakli “The Voice Australia”. 


MË SHUME NGA Magazina