Haxhiu: S’ka arkiva të UÇK-së, Kurti dhe Bislimi pranuan lojën e Serbisë

Haxhiu: S’ka arkiva të UÇK-së, Kurti dhe Bislimi pranuan lojën e Serbisë

Dakordimi mes pales kosovare dhe asaj serbe në dialog për hapjen e dëshmive të arkivuara me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Përfaqësues të familjeve të dëshmoreve, ish-luftëtar, deputetë e njerëz që kanë arkivuar dëshmi të krimeve të luftës kanë qëndrime të ndryshme për sa i takon hapjes së arkivave të UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha për dokumentarin “Expose” se Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë për arkivat inekzistente të UÇK-së. 

“Është absurditet kjo mënyrë e çasjes së qeverisë Kurti, por edhe vetë Besnik Bislimit në Bruksel, Kurti dhe Bislimi kanë pranur lojen e Serbisë, për arkivat inekzistente të UÇK-së, sepse nuk ka një arkivë të posaçme përveç raportimeve në media, por para se të kërkohen këto nga ne duhet të jap detaje Serbia për vendodhjen e të gjithë atyre që i ka vra dhe zhdukë pas vrasjes Haxhiu theksoi se Serbia ka bërë një përpjekje të vazhdueshme për të barazuar viktimën me kriminelin.“Eshtë një përpjekje e vazhdueshme e Serbisë që të barazojë viktimën me kriminalin dhe këtu viktima dihet që është populli shqiptar dhe kriminelet janë policia dhe ushtria serbe ata që kanë bërë masakra këtu. Unë befasohem se si Albin Kurti e pranon një lojë të tillë, unë mendoj se këtë e bën qëllimisht dhe kur të realizohet e të krahasohen deklarimet e tij të më hershme kundër UÇK-së del që një lojë e tillë nuk është e rastësishme” tha Haxhiu.