Adele zyrtarizon lidhjen me agjentin sportiv
BKT
Magazina

Adele zyrtarizon lidhjen me agjentin sportiv

Adele duket se ka konfirmuar romancën e saj me agjentin sportiv Rich Paul pasi ndau foton e tyre të parë së bashku në mediat sociale.

Këngëtarja e hitit “Someone Like You” ishte e ftuar në dasmën e lojtarit të NBA-së, Anthony Davis të shtunën në mbrëmje.

33-vjeçarja ndau disa foto mahnitëse nga dasma ndërsa pozonte me një fustan të zi, të dizajnuar nga Schiaparelli. Por surprizën e kishte ruajtur për në fund, foton ku shihej bashkë me të dashurin, me të cilin u pa për herë të parë në Korrik në një ndeshje basketbolli.


MË SHUME NGA Magazina