Qytetarët bllokojnë rrugët në drejtim të Bërnjakut dhe Jarinjës
Sharr Travel

Qytetarët bllokojnë rrugët në drejtim të Bërnjakut dhe Jarinjës

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu transmeton, KosovaPress, sipas të cilit situata e ngjashme është edhe në Bërnjak.

Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.


MË SHUME NGA Aktuale