Hailey Bieber u jep fund thashethemeve për Justin
“Ai më bën të ndihem e veçantë çdo ditë, jam me të vërtetë me fat”.
Hailey Bieber ka shuar thashethemet e vazhdueshme në lidhje me martesën e saj me yllin e popit, Justin Bieber dhe trajtimin e tij ndaj saj gjatë viteve.
Në një bisedë me Demi Lovato në podcastin e tyre “4D With Demi Lovato”, modelja 24-vjeçare hodhi poshtë akuzat e ngritura kundër Justin, së bashku me përshkrimet e marrëdhënies së tyre, shkruan DailyMail.
“Unë mendoj se një nga gjërat më të mëdha është që ju duhet të dini se cila është e vërteta pas gjithçkaje. E dini, ka kaq shumë rrëfime që sillen rreth meje, rreth tij, rreth nesh së bashku”, shprehet Hailey.
Teksa ka vijuar më tej duke u shprehur se disa njerëz mendojnë se Justin nuk është një burrë i mirë.
“Ekziston një tregim i madh i cili thotë se Justin nuk është i mirë me të dhe se ai e keqtrajton atë, dhe kjo është aq larg nga e vërteta, dhe është plotësisht e kundërta. Unë jam me të vërtetë me fat që them se jam me dikë që është jashtëzakonisht i respektueshëm ndaj meje, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë”, tha modelja.
Hailey ia atribuoi Justinit atë që shpesh i kujton asaj për të vërtetën e një situate të veçantë, e cila mund të jetë e vështirë kur bëhet fjalë për çiftet e famshme.























