Nicolas Cage s’ka ndërmend t’i japë fund karrierës

Nicolas Cage s’ka ndërmend t’i japë fund karrierës

Nicolas Cage nuk pritet t’i japë fund karrierës së tij në një të ardhme të afërt. Aktori i famshëm hollivudian i cili ka luajtur në më shumë se 100 filma deri më tani, ka folur së fundmi për “Entertainment Weekly” rreth filmit të tij më të ri “Prisoners of the Ghostland”.

Kur u pyet rreth mundësisë nëse do të merte një pushim pas filmave të tij të fundit, aktori e bëri të qartë se as nuk e mendon që të ndalojë së aktruari. Për Cage kjo nuk mund të ndodhë, pai ka nevojë për aktrimin dhe puna që ka bërë në kinema ka qenë një ëngjëll mbrojtës për të.

Aktori ka shtuar se puna e ka mbajtur atë të shëndetshëm deri më tani. 57-vjecari është shprehur se ka nevojë për një vend pozitiv për të shprehur eksperiencat e tij jetësore dhe pikërisht krijimi i filmave ia ka dhënë atë vend.

Diskutimi më pas është ndalur rreth asaj se përse aktori 57-vjeçar vazhdon të punojë, pas shumë vitesh aktrim. Sipas tij, nëse ai nuk shpreh interesim për filmin, atëherë as të tjerët nuk kanë pse ta bëjnë këtë.