Jennifer Garner më në fund flet hapur për lidhjen e ish-it me JLo

Jennifer Garner më në fund flet hapur për lidhjen e ish-it me JLo

Që kur vendosën të “rindezin zjarrin e tyre” të vjetër të dashurisë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në fokusin e mediave si kurrë më parë. Gjërat mes tyre duket se po shkojnë mjaft mirë. Burime pranë çiftit thanë për “Entertainment Tonight” se ata janë shumë të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë.

Ben ka qenë i martuar për një kohë të gjatë me aktoren mjaft të dashur nga publiku, Jennifer Garner me të cilën ka dhe tre fëmijë, Violet, 15 vjeçe, Seraphina, 12 dhe Samuel, 9 vjeç. Garner, një natyrë tejet e rezervuar për jetën e saj, i habiti të gjithë me komentin e saj për lidhjen e bujshme të ish-bashkëshortit.

Ashtu siç bëri dhe me Alex Rodriguez, JLo kërkon t`i afrojë dhe fëmijët e saj me ata të Benit. Garner duket se nuk bezdiset nga një gjë e tillë.

 “Fëmijët e saj e duan JLo dhe JLo gjithashtu i do ata. Gjithçka është pozitive. Kur Ben është i lumtur dhe fëmijët janë të lumtur, Jennifer Garner mendon se nuk ka asgjë për të cilën mund të mërzitet. Jennifer gjithashtu thotë se Ben duket më mirë se kurrë. Ajo dhe Ben kanë një marëdhënie të konsoliduar përsa i përket prindërimit dhe gjithçka duket mirë”, thuhet në mediat amerikane.