12:39 / 20.09.2021
Lulzim Basha mbledh sot Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD-së
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të mbledh sot Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Mbledhja mësohet se do të nisë pas pak minutash, në orën 12.30 të kësaj të hëne. Nuk dihet nëse në fokusin e mbledhjes do të jetë dhe zgjatja e mandatit të trupës së vettingut.
Kujtojmë se socialistët janë mbledhur më herët gjatë ditës së sotme dhe sipas asaj që ka deklaruar Taulant Balla, puna e PS do të fokusohet te ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e procesit të vettingut./vp























