Campbell ambasadore e “Queen’s Commonwealth Trust”

Campbell ambasadore e “Queen’s Commonwealth Trust”

Campbell ambasadore e “Queen’s Commonwealth Trust”.

Modelja britanike Naomi Campbell iu bashkua organizatës së bamirëse ndërkombëtare për zhvillim Queen’s Commonwealth Trust si një ambasadore botërore për të mbështetur udhëheqësit e rinj. Organizata e themeluar në vitin 2018 mbështet të rinjtë që kërkojnë ndryshim në komunitetet e tyre në të gjithë sektorët, përfshirë kujdesin shëndetësor, mjedisin dhe arsimin.

Me rastin e 70-vjetorit të mbretërimit të Elizabetës në vitin 2022 kjo nismë po krijon një fond platinum për liderët e rinj për t’i dhënë më shumë mbështetje sipërmarrësve 18-35 vjeç në 54 vende të botës. Si një ambasadore, roli i Campbell do të jetë të rrisë profilin e fushatës së mbledhjes së fondeve si dhe të promovojë punën e udhëheqësve të rinj.

Pavarësisht se nga jeni ose ku jeni tani, ka udhëheqës të rinj brenda komunitetit tuaj që bëjnë punë të mahnitshme. Ndonjëherë ata nuk shihen dhe disa prej tyre mund të mos e shohin veten ende si” udhëheqëspor të gjithë meritojnë mbështetjen tonë dhe qasje në arsimim dhe burime“, tha Campbell në një deklaratë.  

Një nga figurat më të njohura të modës, Campbell është e njohur për kontributin e saj në bamirësi, veçanërisht në Afrikë të cilën ajo e filloi së pari me Presidentin e ndjerë të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Campbell gjithashtu themeloi “Fashion For Relief” në 2005 që realizon sfilata për të mbledhur fonde për kauza të fatkeqësive natyrore.