Aktori turk mbanë qaforen me simbolin e shqiponjës

Aktori turk mbanë qaforen me simbolin e shqiponjës

Aktori i njohur i serialeve turke, Burak Yoruk vitin e kaluar gjatë një interviste është deklaruar se ka prejardhje shqiptare.

Lidhjet e tij me shqiptarët duket se janë shumë të forta. Ai këtë po e dëshmon më së miri me postimet e tij në rrjetet sociale. Buraku së fundmi në Instagram ka publkuar një imazh të tij teksa në sy ka rënë qaforja e tij me simbolin e shqiponjës.

Veç kësaj, muajin e kaluar Buraku ka postuar një video në Instagram duke kërcyer me flamurin kuq e zi, teksa në sfond dëgjohej kënga “Oj Kosovë, oj nëna ime”.