Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një vajzë

Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një vajzë

Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, janë bërë prindër të një vajze, e cila lindi të shtunën.

Mbesa e Mbretëreshës lindi fëmijën e saj të parë, në spitalin Chelsea dhe Westminister, shkruan BBC.

Pallati Buckingham tha se princesha dhe vajza e saj janë në gjendje të mire shëndetësore.

Vajza do të jetë e 11-ta në radhë për fronin dhe është mbesa e 12-të e Mbretëreshës.

Në një postim në Twitter princesha tha se ishte “shumë e lumtur që ndau lajmin për ardhjen e sigurt të vajzës sonë”, duke falënderuar ekipin e mamive dhe të gjithë në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm.

Beatrice është vajza më e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut. Ajo u martua me Mapelli Mozzi në një ceremoni private korrikun e kaluar.

Pas lindjes së princeshës Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë, në të cilën u tha se ajo dhe foshnja e porsalindur janë në gjendje të mirë.

“Gjyshërit dhe stërgjyshërit e foshnjës së re janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmin. Familja do të donte të falënderonte të gjithë stafin në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm. Lartësia e saj Mbretërore dhe fëmija i saj janë të dy mirë dhe çifti mezi presin ta prezantojnë vajzën e tyre me vëllain e saj të madh Christopher Woolf.”

Beatrice u bë teze për herë të parë në shkurt, kur motra e saj Princesha Eugenie lindi një djalë të quajtur August.

Pas ardhjes së fëmijës së dytë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex – Lilibet “Lili” Diana Mountbatten -Windsor – në qershor, vetë princesha u zhvendos nga 9 në 10 në radhë për fronin.

Princesha, është po ashtu nënkryetare e partneriteteve dhe strategjisë në Afiniti, një firmë softuerike e inteligjencës artificiale.

Ajo është gjithashtu partnere e një numri bamirësish. Burri i saj, i njohur si Edo, është djali i ish-skiatorit olimpik Count Alessandro Mapelli Mozzi dhe Nikki Williams-Ellis.

Princesha Beatrice u pa për herë të fundit në publik më 16 shtator.