Kylie Jenner publikoi video me barkun e rrumbullakosur

Kylie Jenner publikoi video me barkun e rrumbullakosur

Miliarderja 24-vjeçare, Kylie Jenner ka kohë që e ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, me reperin Travis Scott.

Së fundmi Kylie ka postuar një video në ”InstaStory” ku shihet ulur në veturë dhe i vihet në pah barku i saj i rrumbullakosur.

”Barku po rritet”, ka shkruar Kylie krahas videos.

Kylie dhe Travis janë në lidhje që nga viti 2017 ndërsa, një vit më vonë mirëpritën në jetë vajzën e tyre Stormi.