Veliu thotë se MPB zbatoi vendimin e nënshkruar nga ai për reciprocitetin
Sharr Travel

Veliu thotë se MPB zbatoi vendimin e nënshkruar nga ai për reciprocitetin

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas vendimit për reciprocitet në targa me Serbinë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka thënë se vendimi për targat provuese është nënshkruar nga ai vet.

“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”, tha Veliu.

Tutje thekosi se vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.

“Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veliu.

Lidhur me reciporcitetin më herët, gjatë ditës kanë reaguar Bashkimi Evopian dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.


MË SHUME NGA Aktuale