Bardhi të enjten sjell bashkëpunimin me Azet

Bardhi të enjten sjell bashkëpunimin me Azet

Reperi i njohur shqiptar, Bardhyl Idrizi-Bardhi, vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të quajtur “A je”.

Projekti u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë mblodhi mbi një milion klikime në kanalin YouTube.

Derisa po i gëzohet këtij suksesi, ai në një postim tjetër tregon se këtë javë sjell këngën e radhës në bashkëpunim me Azet.

“Një milion në dy ditë. I bekuar&falënderues gjithë jetën”, ka shkruar artisti nga Kumanova.

“Bardhi x Azet, së shpejti. Të enjten 23:59 premierë”, shtoi në tjetrin postim të publikuar në InstaStory.