Po vjen një këngë e re ku Aurela dhe Dr. Flori këndojnë sërish bashkë

Po vjen një këngë e re ku Aurela dhe Dr. Flori këndojnë sërish bashkë

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë me dije sot që po sjellin një bashkëpunim të ri muzikor.

Pjesë do jetë edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Aurela tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90.

Klipi del shumë shpejt dhe ne mezi po pres të shohim si e kanë realizuar dhe si e kanë ‘sjellë në jetë’ Florin mesa muzikës që e duan e i mungon shumë fansave