Serbët në veri “shpallin” Asociacionin e Komunave Serbe
Sharr Travel

Serbët në veri “shpallin” Asociacionin e Komunave Serbe

Banorët serbë në veri të vendit vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak për shkak të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën, e afër tyre kanë shpalosur edhe një transparent të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ka raportuar portali serb “Kosovo Online”.

AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Serbia, e sheh si thelbësore themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


MË SHUME NGA Aktuale