Shtyhet afati i dytë i provimeve pranuese në universitete
Sharr Travel

Shtyhet afati i dytë i provimeve pranuese në universitete

Nga data 23 zhvendoset në atë 27. Bëhet fjalë për mbajtjen e  provimit pranues në afatin e dytë,  të kandidatëve të rinj për studentë të Universitetit të Prishtinës, që u shty për shkak të masave të qeverisë të vendosura deri më 26 shtator.

Në fakt, krerët e UP-së kishin kërkuar të dinë nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë, nëse munden të paktën këtë provim ta realizojnë me nga 20 veta në sallë, aq sa lejohet me masat antikovid, por morën përgjigje negative.

E provimi pranues pezullohet edhe në institucionet tjera të arsimit të lartë në vend.

Por në Universitetin e Pejës nuk do të ketë nevojë për shtyrje të këtij procesi sepse ata duke e parë situatën me pandeminë thanë se vendosën që ta realizojnë provimin pas datës 26 shtator.

Tashti nga datat 27, 28, dhe 29 të këtij muaji pritet të organizohen provimet pranuese për studentë të rinj në qoftë se nuk do të ketë vendim tjetër të Qeverisë për vazhdim të pezullimit të aktivitetet mësimor.

Drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë thanë se shumica janë vaksinuar, prandaj presin që të fillojnë vitin akademik me prezencë fizike në objekte./KlanKosova/


MË SHUME NGA Aktuale