Po vëzhgohet nga të mëdhatë, Interi pranë rinovimit me Barellan

Po vëzhgohet nga të mëdhatë, Interi pranë rinovimit me Barellan

Nicola Barella është bërë shpejt një nga liderët e Interit në fushë.

Italiani është kthyer në pikë referimi sidomos për qendrën e fushës dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga të mëdhatë.

Nga Milano, të vetëdijshëm për këtë, ata nuk duan ta humbasin një nga lojtarët e tyre më të mirë tashmë dhe po përgatiten për ta mbajtur atë.

Siç mësohet nga Italia, Interi po përgatit një kontratë që do të nënkuptonte një pagë të re prej 4.5 milion eurosh + bonesë dhe një zgjatje deri në vitin 2026.