​Masa për targat e Serbisë, Haradinaj: Kjo është pritur të ndodhë
Sharr Travel

​Masa për targat e Serbisë, Haradinaj: Kjo është pritur të ndodhë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat, duke thënë se veprimet e sotme janë vazhdim i dakordimeve të mëhershme dhe se nuk duhet të ketë kthim prapa.

Ai në Klan Kosovë ka thënë se Qeverie Kurti është treguar mjaft e kujdesshme në marrëdhëniet me Serbinë.

“Janë shumë dëshmi që flasin se Qeveria Kurti ka qenë e mirëkuptueshme ndaj Serbisë. Veçanërisht ky mirëkuptim e ka mbërri kulmin te pagesa e rrymës dy herë nga 11 milionë janë shuma të mëdha. Mendoj se i ka përkëdhel me kujdes edhe serbët e veriut edhe Serbinë ndërsa veprimet e sotme janë pasojë e dakordimeve të mëhershme, pra nuk janë rezultat i ri, por pasojë, vazhdim i dakordimeve të mëhershme. Kjo ka qenë e pritur se do të ndodhë”, tha Haradinaj.

Ai ka theksuar se masa e reciprocitetit ka ardhur si pasojë e dështimit të procesit të dialogut në Bruksel.


MË SHUME NGA Aktuale