Napoli i Rrahmanit shkatërron Udinesen, ngjitët në krye

Napoli i Rrahmanit shkatërron Udinesen, ngjitët në krye

Napoli nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, duke koleksionuar 4 fitore në 4 ndeshje.

Të Kaltrit morën një fitore të thjeshtë 4-0 në transfertën ndaj Udineses.

Osimhen zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të, pas një kundërsulmi të shpejt të Insigne-s. Në minutën e 35-të, Koulibaly shërbeu një asist për Rrahmanin që e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në kuadrat.

Në fillimin e pjesës së dytë, Koulibaly realizoi një super gol me një goditje të fortë me të djathtën brenda zonës, si një sulmues i vërtetë. 6 minuta nga fundi ndërkohë kishte kohë dhe për një gol të Lozanos.

Napoli merr kryesimin e kampionatit me 12 pikë, 2 më shumë se Interi dhe Milan.