08:37 / 21.09.2021
Dafina poston foto e rrethuar me CD të albumit dhe përcjellë një mesazh
Dafina Zeqiri ka finalizuar albumin e saj.
Këngëtarja kosovare me muaj të tërë ka punuar rreth albumit “Dafinë moj”, i cili përmban 14 këngë shumica prej tyre bashkëpunime me artistë të dashur vendor.
Paratë e grumbulluara nga shitja e albumit Dafina e ka bërë të ditur se do të shkojnë në adresë të fëmijëve me autizëm.
Së fundmi, këngëtarja e dashur ka publikuar disa imazhe ku është shfaq e rrethuar me CD të albumit teksa përcolli edhe një mesazh të fortë.
“Njeki andrat tuja, kur i mrrin Karma ka mi kthy krejt”, shkroi ajo sipër imazheve.























