Tre dashuritë e mëdha të Sophia Loren
Ajo është e preferuara e miliona fansave në të gjithë botën, e admiruar për talentin,karakterin, por mbi të gjitha bukurinë e saj. Sot 87 vjeçe, Sophia Loren akoma magjeps me rolet që ka lënë pas në filmat e saj.
Dikur një peshkop roman tha se ishte kundër klonimit të njerëzve, por përjashtimin e vetëm mund ta bënte vetëm për Sophia Loren. Së fundi një revistë italiane ka shkruar një artikull mbi tre dashuritë e mëdha të jetës së saj që i dhuruan shkëlqimin që ka dhe nuk bëhet fjalë vetëm për meshkujt.
Carlo Ponti, bashkëshorti i saj ishte një dhe i vetmi, pranë saj gjithë jetën. Kur djali Edoardo Ponti e pyeti njëherë pse e braktisi Hollivudin, ajo iu përgjigj: “Sepse isha e dashuruar me babain tënd. Jeta ime ishte Carlo”, u përgjigj ajo.

Dashuria e dytë ishte kinemaja. Një dashuri me shikim të parë, për të cilën nuk ka qenë e lehtë për të, ndërkohë që donte të vinte në jetë mësimet e nënës së saj. Në një intervistë të dhënë vite më parë Sophia u shpreh: “Pavarësisht luftës, ndoshta ishte më e lehtë në kohën time. Për vajzat sot, gjithçka më duket jashtëzakonisht e ndërlikuar: arsimi, marrëdhëniet personale, modelet e imponuara nga shoqëria, rrjetet sociale. Unë i kam shijuar të gjitha”, tha ajo.

Dashuria e tretë padyshim ishte shumë ndryshe, ajo për ushqimin e mirë. Disa herë përgjatë karrierës së saj, ajo ka folur për pasionin e saj për pastat dhe vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri me ushqimin për shkak të luftës. Për këtë të fundit preferoi të mos shkonte në Los Anxheles për të marrë trofeun e Oscarit në 1962.

Kur u pyet çfarë do kishte bërë ndryshe, Sophia Loren u përgjigj: “Nuk do të ndryshoja asgjë”. Dhe nuk kishte pse të vendoste ndryshe kur ende sot ajo është emblema jo vetëm e kinemasë italiane, por edhe një simbol i idesë që bota ka për gruan italiane.























