Chiara Ferragni dhe Fedez së shpejti me serialin e tyre
BKT
Magazina

Chiara Ferragni dhe Fedez së shpejti me serialin e tyre

Çifti me në zë i momentit Chiara Ferragni dhe Fedez tashmë do të kenë serialin e tyre.

‘’The Ferragnez’’ titullohet seriali i cili do të transmetohet në mbarë botën nga Dhjetori nëpërmjet platformës AmazonPrime, por ende nuk dihen detaje të tjera.

Lajmin e kanë dhënë vetë protagonistët me anë të një postimi në Instagram teksa shkruajnë “Ia dolëm. Familja ime dhe unë jemi mjaft krenarë t’ju lajmërojmë për publikimin e serialit tonë më të ri The Ferragnez, i cili pritet të dalë në Dhjetor 2021. Mezi pres t’ju tregoj më shumë. Jemi shumë të emocionuar’’

Kujtojmë që Chiara dhe Fedez janë një nga çiftet më të dashura për publikun italian dhe jo vetëm. Ata janë të martuar prej 3 vitesh dhe kanë dy fëmijë Leone dhe Vittoria, të cilët janë gjithashtu të famshëm në rrjetet sociale. Duke njohur famën e çiftit seriali pritet të korrë sukses.


MË SHUME NGA Magazina