Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth bëhet nënë
BKT
Magazina

Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth bëhet nënë

Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapello Mozzi janë bërë prindër të një vogëlusheje të shëndetshme.

Vajza, e cila erdhi në jetë të shtunën, është e para për Princeshën dhe e dyta për bashkëshortin e saj, i cili ka një djalë më të madh. Gjithashtu, është stërmbesa e 12-të e Mbretëreshës Elizabeth.

Familja mbretërore ka shprehur urimet më të mira për anëtaren më të re të saj. Nuk pritet që Monarku do t’i dhurojë një titull, por është e sigurt se ajo do të trashëgojë një të veçantë për shkak të babait të saj, i cili është një kont italian. Kjo do të thotë se të gjithë pasardhësit e tij do të kenë titullin kont ose konteshë.


MË SHUME NGA Magazina