Braçe: Drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve

Braçe: Drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe shprehet se vettingu është interes jetik për shqiptarët prandaj duhet të çohet përpara, referuar zgjatjes së afateve të komisioneve të KPA-së dhe KPK-së që u mbaron mandati në qershor të vitit që vjen.

PS ka nisur procedurën për zgjatjen e mandatit të komisioneve deri në përfundimin e kalimit të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, por në Kuvend që të miratohet duhet shumicë e cilësuar. Kjo do të thotë se duhen votat e opozitës, e cila ende nuk është shprehur për zgjatjen e afatit të mandatit të komisioneve të vettingut.

“Vetingu eshte interes publik, jetik! Drejtesia e vjeter ende rrjep lekuret e njerezve te zakonshem! Na është kërkuar që të jemi të qete, te mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo? Ka një mendim te gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; ne fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi.

Partia Socialiste ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik;

Është në nderin tonë – të rienergjizojme reformën në drejtësi, ta shtyjme përpara në të njejtën rrugë, duke e përmirësuar e përsosur, te cojme vetingun e prokuroreve e gjyqtareve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar, madje duke i mbajtur duart cilitdo që i fut atje prej nga duart e politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve duhen larguar përfundimisht; ndërtimin e secilit institucion të drejtësisë së re sa më parë e deri në fund, për të qenë funksionale, efikase dhe e pastër për njerezit; ndjekjen penale të çdo anëtari të atij sistemi që tani është jashtë por pafund i pasur në mënyrë të paligjshme.

Drejtesia eshte përtej çdo interesi; Prej themelimit të shtetit, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Musolini, Enver Hoxha, Ramis Alia, Sali Berisha bënë drejtësinë e tyre, dështuan të bëjnë drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale e për këtë shkak të besueshme. Drejtësia dhe një vend i drejte përmes saj, do jetë kontributi më i madh në 100 vite në këtë vend” shkruan Braçe./Abcnews.al