Nis “Konkursi i Tangos” në Buenos Aires, kërcimi që ndez pasionin

Nis “Konkursi i Tangos” në Buenos Aires, kërcimi që ndez pasionin

Balerinë nga e gjithë bota marrin pjesë në Konkursin Botëror të Tangos, që ka nisur tashmë në kryeqytetin Argjentinas, Buenos Aires.

400 çifte balerinësh, nga 25 vende të botës, marrin pjesë në garë, me gjyqtarët që vlerësojnë gjithçka, nga teknika e deri te veshja, flokët e make up-i.

“Mendoj se gara është një mënyrë shumë e mirë për të treguar veten. Kjo garë organizohet çdo vit dhe është një shans për të treguar aftësitë tona. Balerinët e Tangos nga çdo vend i botës përdorin gjuhë të ndryshme të trupit, për të shpjeguar se si ato e ndjejnë tangon. Vende të ndryshme e përjetojnë ndryshe dhe kjo është e jashtëzakonshme”, shprehet Lan Wang, balerinë nga Kina.

“Tango për mua është si një bashkëbisedim mes dy njerëzve, vetëm se ata flasin përmes lëvizjes. Nëse dy partnerët nukflasin me njëri-tjetrin, përmes trupit, atëherë diçka nuk funksionon”, u shpreh Federico Carrizo, balerinë nga Spanja.

“Mendoj se kur kërcen Tango, shkëputesh nga realiteti, nga problemet e tua, nga gjithçka ka shkuar keq. Vjen dhe ato 3 minuta tango, të lidhin me dikë tjetër dhe të shkëpusin nga pjesa tjetër e botës. Kjo është magjia e Tangos”, Vanessa Vega, balerinë nga Spanja.

Pjesë e Konkursit Ndërkombëtar të Tangos janë edhe klasat e hapura dhe ekspozita dedikuar kërcimit të dashurisë dhe pasionit, me spektatorët që shijojnë cdo lëvizje tëbalerinëve profesionistë. Konkursi zgjat deri më 25 shtator.