Pas këngës “Sea Side”,Rita kalon orë të tëra në studio për projekte të reja
Sharr Travel

Pas këngës “Sea Side”,Rita kalon orë të tëra në studio për projekte të reja

Nuk ka shumë kohë që solli këngën “Sea side”.

Prodhuesja e shumë hiteve për vite radhazi është ndër këngëtaret më të dashura të publikut të huaj por edhe atij shqiptar.

Rita nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht se para pak javësh solli këngën më të re.

Ajo së fundmi ka sjellë imazhe të shumta teksa ndodhet në studio duke punuar rreth projekteve të reja.

Padyshim që Rita përherë është e gatshme të sjellë këngë që menjëherë kthehen në hite.

Ashtu siç ndodhi me Sea Side e cila arriti 7 milion klikime për 3 javë nga publikimi.