Adele rikthehet në muzikë

Adele rikthehet në muzikë

Ylli i njohur britanik, Adele, do t’i rikthehet performancave live në Dhjetor të këtij viti. Këngëtarja 33-vjeçare besohet se po planifikon të shënojë lançimin e albumit të saj të katërt të incizuar në studio, me një koncert në Las Vegas. Performanca e cila do të jetë e para në skenë për kantautoren në këto katër vitet e fundit, mbahet më 10 Dhjetor dhe do të transmetohet anembanë botës.

Një burim për gazetën “Sunday Mirror” ka deklaruar se: “Albumi i ri i këngëtares  është incizimi më i shumëpritur i vitit. Adele dhe menaxherët e saj janë në bisedime me ‘BBC America’ rreth transmetimit të tij anembanë botës. Koncerti në Las Vegas do të jenë ndër performancat e pakta, që do të jenë pjesë e turneut promovues të albumit”.

Së fundmi në mediat e huaja u deklarua se kantautorja e njohur britanike, Adele, mund të organizojë disa koncerte në Las Vegas të cilat planifikohen të zënë vend vitin e ardhshëm. Ylli i hitit “Hello” është e gatshme t’i bashkohet listës së legjendave të muzikës që kanë performuar për fansat në Las Vegas, të tillë si Sir Elton John, Mariah Carey dhe Lady Gaga.