15:47 / 21.09.2021
Vaksinohen edhe 17 643 persona në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës anti-Covid
Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 453.760 qytetarë.
Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.
Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 5.095 testime, prej tyre 173 persona kanë rezultuar pozitiv, shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe 1.434 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781.
Në total numri i rasteve aktive është 7.635.























