Elhaida Dani publikon albumin e saj të ri

Elhaida Dani publikon albumin e saj të ri

Elhaida Dani paralajmëroi para pak kohësh se do të sillte një mini album me titull “ZanIN”. Ky projekt i madh për të cilën këngëtarja kishte kohë që punonte u zbulua mbrëmjen e djeshme përpara adhuruesve të muzikës së saj.

“Zanin”, “Hajmali”, “Jam Betu”, “Amore” dhe “Kënga jonë” titullohen veprat që janë pjesë e mini albumit ose ndryshe EP-së së saj. Eventi u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe një ndër mysafirët specialë ishte dhe Riccardo Cocciante, trajneri i saj në “The Voice Italy”.

Ai këndoi disa nga këngët e tij, mes së cilave dhe “Margharita”. Pjesë e eventit ishin dhe mjaft figura të njohura publike. Këngët janë publikuar në kanalin e saj në Youtube.