Ben Affleck flet për herë të parë për Jennifer Lopez

Ben Affleck flet për herë të parë për Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë një ndër çiftet më të komentuar që kur vendosën t’i jepnin një tjetër mundësi njëri-tjetrit pas afro dy dekadash. Ata bënë daljen e parë publike në Festivalin e Filmit në Venezia, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku.

Mirëpo, për herë të parë pas kaq muajsh pas ribashkimit të tyre, aktori ka folur publikisht për partneren.“Unë jam i mahnitur nga ndikimi i Jennifer në botë. Më së shumti, si artist, unë mund të bëj filma që mund të ndikojnë te disa njerëz. Jennifer ka frymëzuar një grup masiv njerëzish që ndiejnë se i përkasin këtij vendi.

Ky është një efekt që pak njerëz kanë pasur gjatë historisë, disa nuk do t’i njoh kurrë ndërsa një [prej tyre] mund ta kem pranë dhe ta admiroj me respekt.”, është shprehur ai. Jennifer nisi të shoqërohej me aktorin vetëm pak kohë pasi i dha fund fejesës me Alex Rodriguez.