Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare aktori i njohur

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare aktori i njohur

Aktori i filmave “Friday”, Anthony Johnson, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar zëdhënësit e komedianit. Ndërkohë, shkaku i vdekjes së aktorit nuk e kanë zbuluar ende për publikun.

“E kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”.

Johnson njihet më së shumti për rolin e Ezalit në filmat e regjisorit F. Gary Gray, “Friday”.  Ai gjithashtu ka luajtur në filma të tillë si, “House Party, “Menace II Society” dhe “Lethal Weapon 3”.