17:34 / 21.09.2021
Ndahet nga jeta ylli i hitit ‘Lady Marmalade’, Sarah Dash
Sarah Dash, e njohur si këngëtare dhe themeluese e grupit R&B “Labelle” ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ylli i hitit “Lady Marmalade” vdiq ditën e djeshme, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Grupi Labelle patën sukses të madh me publikimin e këngës së tyre të vitit 1974, “Lady Marmalade”.
Ndërsa si artiste solo, Dash lancoi katër albume në studio midis vitit 1978 dhe 1988.























