18:14 / 21.09.2021
Kosovë – Norvegji, live në RTK4
Sot me fillim nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja ndërmet Kosovës dhe Norvegjisë në konkurrencën e femrave.
Dueli është i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror konkurrencën e femrave “Australi&Zelandë e Re 2023”.
Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK 4.
Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1:1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, duke i kushtuar më shumë vëmendje repartit defanzivë, marrë parasysh cilësitë e kombëtares norvegjeze, e cila para pak ditësh e mundi Armeninë me rezultat të lartë, 10:0.























