Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Driadë Sopi, nga Marakli t'Biciklave, do të flas për kryeqytetin në ditën pa makina.

Vjosa Shala Sahiti, bashkëthemeluese e kompanisë "Nerdy Creative" dhe Arta Istrefi Jahja,  themeluese e Grave Ndërmarrëse të Kosovës, flasin për ditën e grave në biznes dhe për gratë në biznes përtej paragjykimeve dhe sfidave.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Besim Ugzmajli, regjisor, flet për "Ditë e Kuqe", premierë në Tirana International Film Festival.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.