08:48 / 22.09.2021
Dua Lipa shfaqet në skenën e iHeartRadio, vlerësohet me çmim
Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa nuk ishte e pranishme në Met Gala këtë javë mirëpo nuk mungoi në tapetin e kuq në festivalin e muzikës iHeartRadio. Ajo u shfaq në eventin muzikor me një fustan dantelle nga koleksioni i pranverës “LaQuan Smith” 2022.
Dua interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “New Rules” dhe “Love Again” si dhe këngët e albumit të fundit.
“Vegas, kjo është e mahnitshme. Kjo është hera ime e parë që kthehem në skenë që nga viti 2020, kështu që ka kaluar shumë kohë. Shpresoj që ju të kaloni një kohë të mirë“, tha Lipa teksa ishte në skenë.

Dua mori çmimin “Titanium iHeartRadio” për “Levitating”. Artistja u vlerësua dy herë me këtë çmim në vitin 2020 për këngët “Break My Heart” dhe “Don’t Start Now”.























