Filmi “Red Notice” bën bashkë yjet e filmave aksion
BKT
Magazina

Filmi “Red Notice” bën bashkë yjet e filmave aksion

Tre prej yjeve më të mëdhenj të filmave aksion në Hollivud, Dwayne “The Rock” Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, janë përfshirë në projektin e ri të platformës Netflix me titull, “Red Notice”.

Filmi trajton një temë të thjeshtë. John Hartley i portretizuar nga aktori Johnson, është një agjent i FBI-së me parime të mira të cilit i caktohet detyra të sjellë para drejtësisë disa prej kriminelëve më të mëdhenj në botë. Pa e menduar dhe planifikuar, ai ndeshet me dy hajdutë rival në mes të një grabitjeje, Nolan Booth i portretizuar nga Reynolds dhe The Bishop, e portretizuar në film nga Gadot.

John vendos ta bëjë një marrëveshje me Nolanin për t’i ndihmuar ta arrestojë hajduten e talentuar, The Bishop, dhe si shpërblim për ndihmën e tij, i premton Nolanit se do ta shpëtojë nga telashet me të cilat është ngatërruar. Përveç skenave të shumta aksion, filmi përmban edhe një dozë të mirë të komedisë të cilën e sjell aktori, Ryan Reynolds.  

Ky do të jetë projekti më i shtrenjtë i platformës së njohur dixhitale deri më tani, me një buxhet të realizimit prej 200 milionë dollarësh.“Red Notice” do të shfaqet  në Netflix më 12 Nëntor të këtij viti.

 


MË SHUME NGA Magazina