Pse Brad Pitt ngjante gjithmonë me të dashurat e tij? Flet Gwyneth Paltrow

Pse Brad Pitt ngjante gjithmonë me të dashurat e tij? Flet Gwyneth Paltrow

Brad Pitt, është komentuar gjithmonë për ngjashmërinë e madhe që kishte me çdo partnere që kishte në krah. Nga stili i veshjes te modeli i flokëve, aktori ishte në harmoni të plotë me të vajzës që kishte në krahë.

Dilemës së vjetër i dha përgjigje vetë një nga ish-të dashurat e Pitt, aktorja Gwyneth Paltrow.

“Kishim të njëjtën prerje flokësh sepse i premë në të njëjtin vend. Chris McMillan na i preu të dyve në të njëjtin model”- tregon ajo për foton në fjalë duke treguar kështu se kjo ishte e mirëmenduar.

Ndërkaq sa i përket stilit në veshje, Gwyneth thotë se ngjashmëria s’ka qenë e qëllimshme dhe se thjesht përshtateshin pasi aktori fokusohej shumë të partneret e tij.