Lady Gaga,ABBA,Andrea Bocelli e Aerosmith do të performojnë në Botëror 2022
Sharr Travel

Lady Gaga,ABBA,Andrea Bocelli e Aerosmith do të performojnë në Botëror 2022

Këngëtarja e famshme Lady Gaga dhe grupi ABBA mund të performojnë në finalen e Kupës së Botës 2022, që do të mbahet në Katar vitin e ardhshëm.

Krahas mundësisë për të parë muzikantë të listës A, tifozët e futbollit gjithashtu do të jenë në gjendje të eksplorojnë një port të ri që do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike, të cilat do të jenë në gjendje të strehojnë rreth 6,000 tifozë futbolli.

Sipas The Times, Katari dëshiron të përshëndesë tifozët nga e gjithë bota “me stil perëndimor”, shkruan The Sun.

Dhe kjo përfshin sigurimin e emrave të mëdhenj të muzikës në hapjen solmene si: Lady Gaga, ABBA, Andrea Bocelli dhe Aerosmith./Telegrafi/

Të gjitha këta këngëtarë të listës A kanë kontratë me kompaninë gjigante të menaxhimit të artistëve, Universal, të cilët kanë një partneritet me FIFA-n.

Një risi e Kampionatit Botëror 2020 pritet të jetë një port i ndërtuar rishtas, ku tifozët mund ta gjejnë veten duke shikuar ndeshjen e futbollist nga qëndrimi në anije.

Sidoqoftë, tifozët e futbollit do të duhet të jenë të kujdesshëm.

Sipas ligjit të Katarit, është një vepër penale të dehesh në publik ose të pish në vende publike.

Mosha minimale për personat që mund të pinë është 21 vjeç, dhe raporti i The Times thotë se ligjet nuk ka gjasa të ndryshojnë për turneun.

Është mirë që tifozët e futbollit të qëndrojnë brenda zonave të caktuara për të provuar dhe shmangur çdo ndërlikim.

Kampionati Botëror i vitit të ardhshëm do të jetë ndryshe nga kampionatet ndër vite.

Do të jetë kampionati i parë ndonjëherë që do të mbahet në dimër, dhe distanca më e madhe midis stadiumeve është vetëm 45 kilometra.

Tifozët e futbollit mund të shikojnë tri ndeshje të Kupës së Botës në ditë, në turneun që do të zgjasë në total plot 28 ditë.


MË SHUME NGA Magazina