Kush do të jenë artistët e mëdhenj që pritet të hapin Kampionatin Botëror

Kush do të jenë artistët e mëdhenj që pritet të hapin Kampionatin Botëror

Lady Gaga dhe Abba mund të performojnë në Kupën Botërore të Katarit vitin e ardhshëm. Sipas The Times, Katari dëshiron të përshëndesë tifozët nga e gjithë bota me “stil perëndimor”, duke përfshirë figura te mëdha si Lady Gaga, Abba, Andrea Bocelli dhe Aerosmith.

Këngëtarët dhe muzikantët, të gjithë kanë kontrata me kompaninë e famshme “Universal”, e cila ka një partneritet me FIFA-n. Sidoqoftë, tifozët e futbollit do të duhet të jenë të kujdesshëm. Sipas ligjit të Katarit, është një vepër penale të dehesh në publik ose të pish në vende publike, shkruan The Sun.

Mosha e pirjes në vend është 21-vjeç dhe raporti i “The Times” thotë se ligjet nuk ka gjasa të ndryshojnë për turneun. Kupa Botërore e vitit të ardhshëm do të jetë ndryshe nga të tjerat. Do të jetë Kupa e parë Botërore e mbajtur në dimër, dhe distanca më e madhe midis stadiumeve është vetëm 45 milje.