Barcelona renovim urgjent për Araujon
Një nga rinovimet më urgjente me të cilin po punon Barcelona është Ronald Araujo, një futbollist me një të ardhme të madhe. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit të Barcelonës, atë përballë Granadas, mbrojtësi shpëtoi të tijët nga humbja turpëruese duke shënuar në shtesë.
Me një kontratë që përfundoin në vitin 2023, qëllimi është zgjatja e kontratës deri në vitin 2026 të paktën dhe është një nga bastet më të mëdha pë të tashmen dhe të ardhmen pasi tashmë disa klube e kanë nën vëzhgim atë.
Në moshën 22 vjeçare, uruguajani synoin të bëjë një ndryshim në dekadën e arshdhme, kjo është arsyeja pse është një përparësi të blindohet, pasi me një vlerë tregu prej 25 milion eurosh dhe një vit e gjysmë nga përfundimi i kontratës ai do të lakmohej nga gjigandë të ndryshëm të Evropës.
Duke menduar për lamtumirën e Pique , i cili tashmë është në fazën e fundit të karrierës, dhe për të përmirësuar skuadrën, Araujo është një nga qendra që ka siguruar vazhdimësine e tij dhe që premton tituj në të ardhmen.
Përpos rinovimt, Barcelona do t’i ofrojë lojtarit dhe një rritje të konsiderueshme të pagës.























