Bislimi takohet me Biboviq, diskutuan për projektet në infrastrukturë

Bislimi takohet me Biboviq, diskutuan për projektet në infrastrukturë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi sot një takim me të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë Mirsad Biboviq me të cilin ka diskutuar për projektet në infrastrukturë që lidhin të dy shtetet, për të cilat u dakorduan që të fillojnë bisedimet me ministritë përkatëse.

Njëkohësisht Bislimi theksoi se përveç këtyre dy projekteve rrugore ka edhe mundësi tjera bashkëpunimi për projekte në rrafsh kulturor dhe turistik.

Ndërsa, ambasadori Biboviq tha se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.