Aktorja e famshme shkruan një libër për fëmijë
Sharr Travel

Aktorja e famshme shkruan një libër për fëmijë

Rebel Wilson ka publikuar librin e saj të parë për fëmijë. Aktorja 41-vjeçare ndau një video në rrjete sociale, ku tregoi një kopje të librit, të quajtur Bella the Brave, me një kopertinë rozë.

Libri, i cili do të dalë në treg më 27 tetor, ka të bëjë me kapërcimin e ndrojtjes – një problem që aktorja tashmë e famshme thotë se e kishte kur ishte e re. Ylli i “Pitch Perfect” njoftoi në Instagram se sapo kishte marrë kopjet e saj të para të librit.

“Ky është një libër për moshat mbi 3 vjeç dhe është i bazuar në fëmijërinë time. Ky libër i parë ka të bëjë me kapërcimin e ndrojtjtes. Mezi pres që të takoni Bella-n.“, tha aktorja.