Serbët sërish ndezin zjarret, një numër i vogël qëndrojnë në Jarinjë

Serbët sërish ndezin zjarret, një numër i vogël qëndrojnë në Jarinjë

Një numër i vogël i serbëve që po protestojnë në Jarinjë, në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe sonte po qëndrojnë për të kundërshtuar reciprocitetin për targat.

Ata edhe sonte kanë për qëllim që të qëndrojnë aty, derisa temperaturat kanë shënuar ulje të konsiderueshme, shkruan Ballkani.info.

Protestuesit kanë ndezur zjarrin, kurse disa prej tyre janë strehuar në tendat e ngrituara, raportojnë mediat serbe.

Situata paraqitet e qetë, Policia e Kosovës nuk ka lëvizur nga vendi.

Kjo është dita e tretë që kur serbët e kanë bllokuar rrugën dhe kufirin.

Ata kërkojnë tërheqjen e Njësive Speciale të policisë.