Ronela Hajati më 1 tetor sjell këngën e re “Leje” në bashkëpunim me Klement
Sharr Travel

Ronela Hajati më 1 tetor sjell këngën e re “Leje” në bashkëpunim me Klement

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, tanimë ka njoftuar se ka nisur xhirimet për videoklipin e ri.

Mësohet se kanë ngelur vetëm pak ditë nga dita e saktë e lansimit, pasi siç theksoi po vjen më 1 tetor.

Ajo madje ka ndarë edhe një pjesë të klipit dhe tregon se po vjen në bashkëpunim me artistin e ri, Klement.

“01/10. Leje në bashkëpunim me Klement. Mezi po pres”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë të menjëhershme dhe fansat e 32-vjeçares duket se mezi po presin.

Kjo po ashtu besohet se është pjesë e albumit të ri të Ronelës të quajtur “Rron”, nga i cili solli vetëm katër këngë.

“Prologue”, “Shumë i mirë”, “Aventura” dhe “Alo” në bashkëpunim me Vig Poppa – janë projektet që grumbulluan miliona klikime.

Sidoqoftë, presim të shohim se çfarë do të na sjellë në vazhdim. /Telegrafi/